Napoli frikësohet nga lëndimi i mbrojtësit

Futboll

Napoli frikësohet nga lëndimi i mbrojtësit

Më: 8 shtator 2018 Në ora: 16:30
Napoli

Gjiganti i Serie A-së, Napoli, është nën ethe për shkak të lëndimit që e ka pësuar qendërmbrojtësi Vlad Chiriches.

Ish-lojtari i Tottenhamit e ka pësuar një lëndim gjatë ndeshjes së Rumanisë dhe Malit të Zi. Ai e mori lëndimin në gjurin e majtë dhe dyshohet se e ka lënduar ligamentin.

Sky Italia raporton se Chiriches do të udhëtojë për në Itali, në klinikën Villa Stuart, Romë, ku do të mjekohet nga doktor Mariani, i cili do ta zbulojë kohën se sa do të mungojë ai jashtë fushave.

Nëse rekomandohet ndonjë operacion, Chiriches do t’i nënshtrohet menjëherë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat