Eurogol i Shaqirit, shqiptarët e Zvicrës shkatërruan Islandën

Futboll

Eurogol i Shaqirit, shqiptarët e Zvicrës shkatërruan Islandën

Nga: Kemajl Goca Më: 8 shtator 2018 Në ora: 19:57
Shaqiri dhe Xhaka

Kombëtarja e Zvicrës dëshmoi lojë superiore, duke deklasuar me rezultat 6:0 Islandën, në kuadër të Ligës së Kombeve Divizioni A në futboll, shkruan "Bota sot".

Xherdan Shaqiri me shokë tregoi lojë të shkëlqyeshme dhe shënoi eurogol.

Zvicra menaxhoi lojën pa ndonjë problem dhe në bazë të rasteve fitorja ka mundur të jetë më e thellë.

Në minutën e 13-të Zuber hapi serinë e golave, kurse Zakaria shtoi epërsinë 2:0 në minutën e 23-të.

Në pjesën e dytë pikërisht në minutën e 53-të Shaqiri nga gjuajtja e lirë shënoi eurogol për 3:0.

Në minutën e 65-të Albian Ajeti futet në lojë sikurse edhe Admir Mehmeti në atë të 70-tën. Seferoviq thelloi epërsinë në 4:0.

Në minutën e 67-të dhe Ajeti me stilin e tij realizoi për 5:0 në minutën e 70-të.

Admir Mehmedi me mjeshtri nga afërsia shënoi për 6:0 në minutën e 82-të.

Kapiteni Granit Xhaka dha maksimumin, kurse Shaqiri ishte më i miri në fushë. Zvicra e demoloi rivalin dhe e nisi Ligën e Kombeve me fitore të thellë. Duhet theksuar se Xhaka u ndëshkua me karton të verdhë por ka treguar angazhim të madh./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat