Marco Reus flet rreth largimit të Ozil nga kombëtarja

Futboll

Marco Reus flet rreth largimit të Ozil nga kombëtarja

Më: 8 shtator 2018 Në ora: 20:49
Marco Reus

Mesut Ozil ka dhënë dorëheqje nga kombëtarja gjermane, duke pretenduar se ndaj tij ka pasur dallime në baza racore.

Çështja e tij hapi shumë debate në Gjermani, duke nisur nga federata e deri tek opinion publik. Lojtarë të shumtë kanë dhënë mendimet e tyre rreth vendimit të turko – gjermanit Ozil.

Së fundmi ishte Reus që u pyet nga gazetaret dhe përgjigja e tij është nga më të mirat që kemi dëgjuar deri më tash.

“Personalisht kam kaluar shumë mirë me Ozil. Ai më ka ndihmuar shumë dhe është njëri nga lojtarët më të mirë që kam luajtur ndonjëherë. Ajo çfarë ndodhi, është folur shumë për të. Nuk mendoj se shkon në favor të ndokujt nëse kjo çështje rikthehet çdoherë në diskutim” ishin fjalët e yllit gjerman.

Marco Reus është rikthyer në formacionin bazë të Joachim Low pas shumë lëndimesh që e lanë larg fuashve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat