Thiago Motta nis karrierën si trajner i Paris SG!

Futboll

Thiago Motta nis karrierën si trajner i Paris SG!

Më: 9 shtator 2018 Në ora: 07:32
Thiago Motta

Lajmi qarkullonte prej ditësh, ndërsa tani është gjithçka zyrtare: Thiago Motta është trajneri i ri i Paris SG, U-19.

Lajmin e ka komunikuar vetë klubi francez me një komunikatë për shtyp: “Pas një karriere të shkëlqyer me 27 trofe të fituar, 18 prej të cilëve me fanellën e Paris Saint-Germain nga viti 2012 deri në vitin 2018, Motta, ish-mesfushori i Italisë (30 ndeshje) ka nisur jetën e re si trajner, në krye të U-19.”

Motta luajti 231 ndeshje me PSG dhe shënoi 12 gola, teksa dha edhe 18 asiste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat