Manchester United do të bëjë një çmenduri për një mbrojtës të majtë…

Futboll

Manchester United do të bëjë një çmenduri për një mbrojtës të majtë…

Më: 9 shtator 2018 Në ora: 07:42
Manchester United

Manchester United nuk ka arritur të gjejë një mbrojtës të majtë që të kënaqë stadiumin “Old Trafford”, që pas largimit të Patrice Evra.

“France Football” ka shkruar sot se “djajtë” kanë nisur të punojnë për blerjen e “yllit” të Atletico Madrid, Lucas Hernandez, i cili e ka klauzolën e prishjes së kontratës 80 milionë euro.

Nëse kjo marrëveshje do të dështojë, atëherë alternativa është Jordi Alba i Barcelonës. 29-vjeçari ka deklaruar se dëshiron ta mbyllë karrierën te Barcelona, por nëse kjo e fundit nuk është dakord, atëherë mëngjarashi do të mendojë të ardhmen larg “Nou Camp”.

Sipas “Don Balon”, Jose Mourinho i ka dhënë klubit “ok” të investojë për të marrë Alba.  Ai ka një kontratë deri në vitin 2020 me katalanasit dhe për 150 milionë euro mund ta prishë atë. Pra, Alba kushton dyfishin e Lucas Hernandez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat