“Bomba” e magjistarit nga Portugalia: Ajo po e shkatërron Ronaldon, situata do të përkeqësohet

Futboll

“Bomba” e magjistarit nga Portugalia: Ajo po e shkatërron Ronaldon, situata do të përkeqësohet

Më: 9 shtator 2018 Në ora: 08:22
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo u transferua në Itali, por, deri më tani, nuk ka shënuar ende asnjë gol. Ai i kërkoi trajnerit të kombëtares, Santos, të mos e thirrë për ndeshjet e radhës të Portugalisë.

Fernando Nogueira, i njohur si magjistari Fafe, gjurmon një “skenar të zi” për pesë herë fituesin e “Topit të Artë” dhe paralajmëron se Dolores Aveiro, nëna e ish-sulmuesit të Real Madridit, po ia bën pa dashje të vështirë jetën të birit në nivelin shpirtëror:

“Ronaldo po kalon një periudhë shkurajimi të madh dhe udhëzimet e tij natyrore e tregojnë këtë. Në të njëjtën kohë, nëna e tij, që e mbron aq shumë, përfundon duke e dëmtuar pa dashje”, – shpjegon Fernando Nogueira në deklaratën e dhënë për revistën “TV Guia”.

Magjistari Fafe parashikon në këtë skenar se gjërat ende mund të përkeqësohen: “Ronaldo ka një të keqe të madhe të zilisë dhe syrit të keq ndaj tij. Dhe kjo është shumë e natyrshme. Ashtu siç ndodhi me të te Real Madridi, gjërat do të përkeqësohen”.

Duke pasur parasysh këtë, Fernando Nogueira bën një apel për Dolores Aveiro: “Nëna nuk mund të përfshihet gjithmonë në lumturinë dhe në zgjedhjet e fëmijës. Shpirtërisht, ajo e dobëson atë. E keqja më e keqe vjen nga nëna e tij, e cila do ta rrëzojë atë dhe do ta bëjë të bjerë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat