Ja çfarë thotë Enrique për De Gean

Futboll

Ja çfarë thotë Enrique për De Gean

Më: 9 shtator 2018 Në ora: 10:45
David de Gea

Trajneri i Kombëtares së Spanjës, Luis Enrique, e ka lavdëruar portierin spanjoll të Manchester Unitedit, David de Gean, duke e cilësuar atë si një nga portierët më të mirë në botë pas performancës që pati ai dje në ndeshjen kundër Anglisë në Ëembley.

De Gea ishte vendimtar në fitoren e Spanjës kundër Anglisë, me rezultat 2-1 në Wembley. Performanca e tij ia siguroi trajnerit të ri, Luis Enriques, fitoren e tij të parë me Kombëtaren e Spanjës. Në fillim të pjesës së dytë, Anglia ishte shumë pranë ta barazojë rezultatin, por numri një i portës së Spanjës, ia mohoi golin bashkëlojtarit të tij te Unitedi, Marcus Rashfordit, me një pritje të jashtëzakonshme.

Në minutën e gjashtë shtesë, Danny Ëelbeckut iu anulua një gol, për faull ndaj De Geas, dhe kjo gjë bëri që De Gea t’ia sigurojë skuadrës së tij një fitore në Wembley.

Pas kritikave të shumta që mori portieri spanjoll për shkak të performancave gjatë turneut të Kupës së Botës në Rusi, tani Enrique i ka dalë në mbrojtje atij duke thënë se ai është një ndër portierët më të mirë në botë.

“Jam veçanërisht i lumtur për performancën e De Geas. Ai është një ndër portierët më të mirë në botë dhe e ka dëshmuar veten javë pas jave në Premierligë”, ka thënë Enrique.

“Nuk kam pasur asnjë dyshim asnjëherë. Gabimet nganjëherë të ndihmojnë të përmirësohesh dhe të rritesh”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat