Shaw: Jam mirë, do të rikthehem - Bota Sot
Shaw: Jam mirë, do të rikthehem

Futboll

Shaw: Jam mirë, do të rikthehem

Më: 9 shtator 2018 Në ora: 10:47
Luke Shaw

Trajneri i Anglisë Gareth Southgate ka konfirmuar se Luke Shaw është zgjuar dhe është i vetëdijshëm në dhomën e zhveshjes pasi është larguar nga fusha me barelë pas përplasjes me Carvajal.

“Ai është në dhomën e zhveshjes dhe duket mirë. Duhet ta analizojmë sot edhe nesër. Por ai duket mirë,” u shpreh Southgate në fund të ndeshjes.

Ndërkohë vetë Shaw ka përdorur Twitter për të dhënë mesazhin e tij: “Ju falënderoj për dashurinë dhe mbështetjen. Jam mirë, në duar të sigurta. Jam një luftëtar kështu që do të rikthehem shpejt.!”

Trajneri pranoi se ishte shumë herët për të thënë nëse ka pësuar një dëmtim serioz apo jo, gjithsesi ai i ka thurur elozhe për minutat e kaluara në fushën e lojës.

“Ai dha një kontribut të madh te goli. Ai është një lojtar i cili mund të na ndihmojë të ecim përpara.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...