E bujshme: Simeone shumë shpejtë trajner i Interit

Futboll

E bujshme: Simeone shumë shpejtë trajner i Interit

Më: 9 shtator 2018 Në ora: 12:01
Diego Simeone

Është thjesht çështje kohe përpara se trajneri i Atletico Madrid Diego Simeone të bëhet trajneri i Inter, thotë motra dhe në të njëjtën kohë agjentja e tij Natalia.

Argjentinasi ka kaluar një kohë të gjatë të karrierës së tij në Serie A, tek Inter nga 1996-1999 dhe më pas katër vite te Lazio.

“Diego gjithashtu e ka thënë, që herët apo vonë do të përfundojë tek Inter,” shprehet Natalia Someone për Gazzetta dello Sport.

“Mendoj se është thjesht çështje kohe. Ai e dashuron atë klub, atmosferën dhe jetën në Milano. Inter është një ekip që ai do të kishte shumë dëshirë të stërviste.

“Por më duhet të them se ai është akoma shumë i lidhur edhe me Lazio-n.”

Cholo ka qenë pranë largimit nga Atletico, por ka rinovuar verën e kaluar. “Në fund, gjithmonë fiton pasioni. Ai është një nga trajnerët më të mirë në botë.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat