Përzgjedhësi i Kosovës: Synimi është të fitojmë!

Futboll

Përzgjedhësi i Kosovës: Synimi është të fitojmë!

Nga: Kemajl Goca Më: 9 shtator 2018 Në ora: 19:21
Pamje nga një stërvitje e Kosovës

I madh dhe i vogël me kureshtje e presin përballjen mes kombëtares së Kosovës dhe Ishujve Faroe, e cila luhet nesër në orën 20.45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Është ndeshja e parë zyrtare për Kosovën në shtëpinë e saj dhe që luftojnë për pikë, në ndeshjen e xhiros së dytë të grupit 3  të Ligës së Kombeve në Divizionin D. Kosova e mobilizuar në të gjitha aspektet  dhe kërkon fitoren e parë të saj zyrtare në garën e Ligës së Kombeve. Pas barazimit 0:0 në Baku me Azerbajxhanin  është rritur edhe më shumë oreksi te kombëtarja jonë për fitore sidomos para tifozëve “Dardanë”.  Sipas informatave nga FFK-ja, janë shitur të gjitha biletat për këtë ndeshje emocionuese për faktin se luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”, kësisoj djelmoshat pas një kohe të gjatë kthehen në shtëpinë e tyre.

Kosova, në tri ndeshje miqësore (1:0 ndaj Madagaskarit, 2:0 Burkina Fasos, 3:0 kundër Shqipërisë) ka të gjitha fitore dhe një barazim (0:0 me Azerbajxhanin) në ndeshjen e Ligës së Kombeve ose për 4 ndeshje nuk ka pësuar gola (plot 360 minuta) nën drejtimin e Challandes.   Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, shprehet optimistë për sfidën e nësrme. 

“Challandes tha se Kosova është ekipi më  i mirë në grup, dhe se kombëtarja duhet të fitojë të gjitha ndeshjet. “Jemi ekipi më i mirë në këtë grup, dhe duhet të fitojmë të gjitha ndeshjet. Si trajner nuk i them ekipit tim  vetëm një fitore. Synimi është të fitojmë, vetëm të fitojmë. Ne do të tentojmë që të japim performancën më të mirë, jo vetëm nesër por edhe në ndeshjet e tjera, kjo është strategjia ime si trajner. Që të jap më të mirën dhe të nxjerr më të mirën nga futbollistët e mi”, tha Challandes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat