Skocia pret kombëtaren, McLeish: Shqipëria, skuadër e fortë - Bota Sot
Skocia pret kombëtaren, McLeish: Shqipëria, skuadër e fortë

Futboll

Skocia pret kombëtaren, McLeish: Shqipëria, skuadër e fortë

Më: 9 shtator 2018 Në ora: 22:06
Alex McLeish

Skocia pret skuadrën tonë kombëtare në “Hamden Park” për Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë morën 3 pikët e para në këtë kompeticion pas suksesit në “Elbasan Arena” me Izraelin dhe kjo e bën trajnerin e përfaqësueses skoceze Alex McLeish që të japë vlerësimin maksimal për kuqezinjtë e Panuccit.

“Shqipëria shënoi një fitore të rëndësishme në Shqipëri, kështu që ajo vjen me shumë besim këtu. Nuk është skuadër e dobët. kam luajtur kundër një skuadre shqiptare, Dinamos, në 1983 me Aberdeenin në Kupën e Kupave dhe ndeshjet ishin të ekuilibruara. Shqipëria ka në përbërje lojtarë të rrezikshëm si Taulant Xhaka, vëllai i Granit Xhakës që luan me Arsenalin dhe Zvicrës dhe lojtarë të tjerë që luajnë në kampionate të niveleve të larta. Ne duhet të zhvillojmë lojën më të mirë dhe të marrim fitoren e 3 pikët dhe mundësinë e kemi”, u shpreh Alex McLeish, trajner i Skocisë.

Sfida e së hënës mes Skocisë dhe Kombëtares është e para në historinë e këtyre dy skuadrave. Në të njëjtën kohë, për britanikët ajo me kuqezinjtë është e para për ta në Ligën e Kombeve dhe në “Hamden Park”, ata do të kërkojnë të harrojnë humbjen 4-0 të pësuar në miqësoren me Belgjikën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...