Veseli: Kosova nesër e ka rastin t’i tregojë botës se është e etur për suksese në sport

Futboll

Veseli: Kosova nesër e ka rastin t’i tregojë botës se është e etur për suksese në sport

Më: 9 shtator 2018 Në ora: 22:42
Kadri Veseli dhe futbollistet e Kosovës

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka thënë se Kosova ka rastin t’i tregojë botës se sa shumë është e etur për sukses në sport dhe sa shumë talentë ka.

Këto deklarata Veseli i ka bërë pasi është takuar me futbollistët e përfaqësues tonë.

Nesër në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ Kosova do të ndeshet me Ishujt Faroe.

Postimi i plotë i Veselit në Facebook:

Si asnjëherë tjetër, nesër Kosova ka rastin t’i tregojë botës se sa shumë është e etur për suksese në sport dhe sa shumë talentë ka. Pata kënaqësinë që sonte t’i takoj futbollistët e Përfaqsueses sonë. I urova për sukseset që po shënojnë dhe ju dëshirova që këto suksese të vazhdojnë edhe nesër në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Ngjarja e nesërme, mbi të gjitha, do të jetë një nderim për njeriun e madh, legjendën tonë Fadil Vokrrin, i cili punoi shumë për këto ditë dhe këto suksese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat