Agolli për ndeshjen ndaj Skocisë: Shpresoj të luaj, duhet të japim më të mirën tonë

Futboll

Agolli për ndeshjen ndaj Skocisë: Shpresoj të luaj, duhet të japim më të mirën tonë

Më: 9 shtator 2018 Në ora: 22:48
Ansi Agolli

Të jesh kapiten, të dalësh në konferencë për shtyp përkrah trajnerit dhe të mos luash mund të duket e palogjikshme.

 

Ansi Agolli mund të ketë shumë për të thënë, por është futbollist profesionist dhe për interes të skuadrës ruan profilin e lojtarit që sakrifikon për ngjyrat kuqezi, transmeton Supersport.

Dëshiron të luajë, për nuk i vë në diskutim vendimet e trajneri Christian Panuccit.

Të vjen keq që je kapiten, por jo në fushë?

“Çdo kapiten e ka për detyrë t’u përgjigjet pyetjeve tuaja. Trajneri e tha qartë, nuk kam çfarë të shtoj më shumë. S’ka rëndësi nëse më vjen mua keq, sepse çdo lojtar dëshiron të luajë. Shpresoj të marrim rezultatin e duhur”.

Keni luajtur kundër Celticut me Qarabagun, a ia keni treguar skuadrës se çfarë atmosfere është këtu?

“Shokët e dinë se çfarë atmosfere i pret. Duhet ta shfrytëzojmë pozitivisht në lojë, duke u futur në fushë pa emocione dhe duke dhënë më të mirën tonë’.

A pret të jesh në fushë?

“Gjatë grumbullimit kam bërë më të mirën, jam në formë. Nuk e di, trajneri tha që ende nuk është zgjedhur formacioni, shpresoj të jem”.

Cili është mendimi juaj për Binakun?

“Ka luajtur një ndeshje të mirë dhe ajo që më bëri më shumë përshtypje ishte përshtatja e tij me grupin. Edhe për Gavazajn mund të them fjalë të mira, sepse ndeshjet e para janë të vështira. E kaluar provën në ndeshjen me Izraelin”, ka thënë Agolli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat