Chiesa favorizon Milanin para klubeve tjera

Futboll

Chiesa favorizon Milanin para klubeve tjera

Më: 10 shtator 2018 Në ora: 00:26
Federico Chiesa

Nëse Federico Chiesa do të largohet nga Fiorentina, ai preferon të kalojë te Milani para Juventusit, Interit, Napolit apo ndonjë klubi tjetër jashtë Italisë.

Kështu raportojnë mediat në itali, që 21 vjeçarin e konsiderojnë njeriun më të kërkuar nga klubet në Itali.

Vlera e tij vazhdon të rritet teksa aktualisht thuhet se ka oferta deri 50 milionë euro për të.

Sipas La Gazzetta dello Sport, opsioni i tij i parë nëse largohet nga Fiorentina do të ishte Milani.

Kjo është për shkak të familjes së Chiesas, e cila ndihet më mirë në Milano, pasi që ai aty mund të luajë rregullisht dhe të zhvillohet.

Ai ka zbuluar se idhujt e tij nga e kaluara janë Kaka dhe Shevchenko, që kulmin e formës e patën te Milani.

Ndër klubet jo italiane të interesuara janë Manchester United, Bayern Munich dhe PSG.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat