Sonte ndeshja Kosova-Ishujt Faroe

Futboll

Sonte ndeshja Kosova-Ishujt Faroe

Më: 10 shtator 2018 Në ora: 07:38
Kosova-Ishujt Faroe

UEFA ka lejuar përdorimin e stadiumin për ndeshjet e UEFA Nations League, ku Kosova sonte do të zhvillojë ndeshjen kundër Ishujve Faroe.

Për ndeshjen që do mbahet në stadiumin “Fadil Vokrri” biletat kanë dalë në shitje vonë, por për pak orë janë shitur pothuajse të gjitha.

Nga Federata e Futbollit njofton se numri i biletave ma kaluar 12 mijë.

Në Prishtinë, qysh në ditën e parë nuk janë gjetur më bileta.

Gjithsej në shitje do të jenë mbi 12500 bileta.

Shitja e biletave kaq shpejt ka hedhur shumë dyshime, për blerje të parregullta dhe mundësi rishitje në tregun e zi.

Ndërsa, Kosova të premten startoi në Ligën e Kombeve, ku luajti në Baku ndaj Azerbajxhanit, e sonte është në shtëpi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat