Skocia me çdo kusht do fitore kundër Shqipërisë

Futboll

Skocia me çdo kusht do fitore kundër Shqipërisë

Më: 10 shtator 2018 Në ora: 15:43
Skocia me çdo kusht do fitore kundër Shqipërisë

Nëse Skocia fiton sonte ndaj Shqipërisë, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve, askush nuk do të kujtohet më për paraqitet e dobëta të kombëtares britanike në miqësoret e fundit.

Ky është mendimi i Pat Nevin, ish-sulmues i kombëtares skoceze, aktualisht opinionist pranë “BBC”.

Skuadra ka humbur katër nga pesë ndeshjet me Alex McLeish si trajner, duke fituar vetëm ndaj Hungarisë në mars.

“Alex ka shumë punë për të bërë, sepse ai e di i pari që nuk ka ndodhur fillimi që donte, – tha Nevin, , që ka luajtur 30 ndeshje me kombëtaren. – Megjithatë, nëse fitojnë sot ndaj Shqipërisë, çdo do të jetë e vështirë, askush nuk do të flasë më për ato miqësore ku duhet të pranojmë se paraqitja ka qenë shumë e dobët.”

Më pas, Nevin vazhdoi: “Fitorja sot do të ishte shumë e rëndësishme sepse Shqipëria ka mposhtur Izraelin dhe të paktën tani Skocia ka mundësinë të dalë në vendin e parë të grupit. Kujt i interesojnë tre humbjet radhazi në miqësore nëse fitojmë në ndeshjen e parë zyrtare të McLeish. Mendoj se kemi aq futbollistë të aftë sa për të fituar ndaj tyre”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat