Musliu: Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë - Bota Sot
Musliu: Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë

Futboll

Musliu: Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë

Më: 10 shtator 2018 Në ora: 15:58
Musliu: Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë

Edhe një ndeshje e Maqedonisë pa gol të pranuar. Pas Gjibraltarit edhe kundër Armenisë, mbrojtja e Maqedonisë ruajti portën të paprekur. Meritë për këtë ka lideri i ri i mbrojtjes, Visar Musliu, i cili së bashku me Egzon Bejtullain (të dy lojtarë të Shkëndijës) përbëjnë dyshen e pathyer në reparitin defensiv.

“Në këto shtatë ndeshje kemi treguar karakterë. Treguam se jemi ekip i mirë. Sa di unë, Maqedonia asnjëherë nuk ka shënuar rezultate të tilla, megjithatë nuk duhet të ndalemi këtu. Duhet të vazhdojmë me rezultate të tilla dhe të arrijmë vendin e parë më grup”, tha Musliu.

“Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe të shikojmë përpara nga ndeshja në ndeshje. Maksimalishtë t’ë respektojmë kundërshtarët. Të shënojmë rezultate të mira dhe të arrijmë qëllimin”, theksoi Musliu, reprezentues i Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...