Dele Alli largohet nga përfaqësuesja angleze në prag të miqësores me Zvicrën

Futboll

Dele Alli largohet nga përfaqësuesja angleze në prag të miqësores me Zvicrën

Më: 10 shtator 2018 Në ora: 17:25
Dele Alli

Dele Alli është tërhequr nga përfaqësuesja e Anglisë. Lojtari ka pësuar një dëmtim muskulor në ndeshjen ndaj Spanjës, dhe kjo është arsyeja e largimit të tij.

Trajneri Gareth Southgate nuk do ta ketë në dispozicion lojtarin e Tottenham për sfidën ndaj Zvicrës.

Dele Alli ka luajtur në të katër ndeshjet për Tottenhamin këtë sezon dhe luajti për 90 minuta në takimin ndaj Spanjës.

Mesfushori pritet të jetë mungesë e madhe për “Tre Luanët” në sfidën ndaj helvetikëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat