Fenerbaçe ka prioritet mesfushorin e Arsenalit

Futboll

Fenerbaçe ka prioritet mesfushorin e Arsenalit

Më: 10 shtator 2018 Në ora: 19:07
Fenerbaçe ka prioritet mesfushorin e Arsenalit

Afati kalimtar i verës është mbyllur zyrtarisht, por klubet po punojnë për të afruar futbollistë në merkaton e janarit. Një ndër ta është edhe Fenerbaçe. Klubi turk po punon për të realizuar një goditje të madhe.

Bëhet fjalë për Mesut Ozil. Turko-gjermani ka qenë në qendër ta akuzave nga Gjermania për mosimpenjimin e tij maksimal me kombëtaren. Ai i ka quajtur këto sulme me bazë raciste.

Lajmi për transferimin e tij te Fenerbaçe bëhet i ditur nga mediat turke, të cilat shtojnë se Ozil nuk ka marrëdhënie të mirë me drejtuesit e klubit anglez. Një problem i madh është paga e mesfushorit, pasi ai përfiton 350 mijë paund në javë, shifër që turqit nuk mund ta mbulojnë. Në garë për shërbimet e 29 vjeçarit është dhe Junajtid por që nuk i ofron një vend në formacion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat