Atalanta pritet t’ia vazhdojë kontratën Gjimshitit

Futboll

Atalanta pritet t’ia vazhdojë kontratën Gjimshitit

Më: 11 shtator 2018 Në ora: 00:22
Berat Gjimshiti

Berat Gjimshiti është futbollisti i vetëm i Atalantas, të cilit i skadon kontrata në qershor të vitit të ardhshëm.

Karriera e qendërmbrojtësit shqiptar mori një kthesë të papritur në ditët e fundit të afatit kalimtar veror.

Teksa dita-ditës flitej për shitjen përfundimtare nga Atalanta, 25-vjeçari jo vetëm që fitoi besimin e trajnerit Gian Piero Gasperini, i cili e aktivizoi titullar në tri ndeshje të Serie A, por së shpejti pritet të nënshkruajë edhe rinovimin e kontratës me bergamaskët.

Sigurisht që kjo do të varet edhe nga paraqitjet e tij gjatë pjesës së parë të sezonit.

Futbollisti kuqezi, i cili në dy vitet e fundit ka luajtur i huazuar tek Avellino dhe Benevento, aktualisht përfiton 300 mijë euro në sezon.

Nëse Atalanta nuk ia rinovon kontratën para janarit, atëherë ai do të ishte i lirë të bisedonte me çdo skuadër tjetër, për t’u larguar nga Bergamo në verën e ardhshme me parametër zero.

Gjimshiti është pjesë e Atalantas që nga viti 2016, kur u transferua nga skuadra e Zurichut. Ai ka qenë i huazuar te Avellino dhe te Benevento.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat