Fanella me numrin 10 po e pret Leo Messin

Futboll

Fanella me numrin 10 po e pret Leo Messin

Më: 11 shtator 2018 Në ora: 09:11
Lionel Messi

Trajneri në detyrë i Argjentinës, Lionel Scaloni, ka thënë se fanella me numrin 10 është e rezervuar për Lionel Messin, teksa Argjentina vazhdon të shpresojë se pesë herë fituesi i Topit të Artë do të rikthehet në ekipin e saj kombëtar.

E ardhmja e Messit në Kombëtaren argjentinase mbetet e pasigurt pasi ai nuk është vënë në dispozicion për ndeshjet miqësore ndaj Guatemalas dhe Kolumbisë.

Thuhet se 31-vjeçari është ende duke menduar se a të vazhdojë ta përfaqësojë vendin e vet, pas dështimit të turpshëm të Argjentinës në Kupën e Botës këtë verë në Rusi, ku gjiganti i Amerikës Jugore u eliminua nga fituesi i Franca në fazën e 16 më të mirave.

Messi ka qenë tema kryesore e diskutimeve që prej se Scaloni e zëvendësoi Jorge Samapolin dhe nuk ka qenë aspak ndryshe as të martën mbrëma, në pranë të ndeshjes së Argjentinës ndaj Kolumbisë në New Jersey.

I pyetur për Messin dhe numrin 10, Scaloni tha: “Ekziston vetëm një përgjigje ndaj pyetjes suaj: çdo lojtar që ishte në Botëror e mban numrin e vet”.

“Në këtë kohë, numri 10 i takon Messit dhe kështu do të jetë derisa ai të vendosë nëse dëshiron të vazhdojë me ne apo jo”, theksoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat