Willian sqaron zërat për transferimin te Barcelona

Futboll

Willian sqaron zërat për transferimin te Barcelona

Më: 11 shtator 2018 Në ora: 13:41
Willian

Willian ka mohuar spekulimet se kishte kërkuar transferimin te Barcelona, gjatë merkatos së verës.

Sulmuesi brazilian ka konfirmuar se ndihet mirë te Chelsea.

Ai po ashtu ka shpjeguar se dëshiron të mbetet për një kohë të gjatë te skuadra nga “Stamford Bridge”.

“Shumë njerëz kanë thënë gjëra që kanë lexuar në media, por kurrë nuk kam thënë se dua të largohem nga Chelsea, kurrë”, deklaroi Willian për uebfaqen zyrtare të klubit londinez.

“Gjithmonë kam thënë se dua të mbetem te Chelsea për sa më gjatë që është e mundur, jam shumë i lumtur të mbetem këtu”, theksoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat