Skriniar refuzon rinovimin e kontratë

Futboll

Skriniar refuzon rinovimin e kontratë

Më: 11 shtator 2018 Në ora: 18:20
Skriniar refuzon rinovimin e kontratë

Milan Skriniar duket se do të jetë sprova e ardhshme e Interit. Sipas asaj që bëjnë me dije mediat italiane, mbrojtësi sllovak nuk e ka pranuar të rinovojë kontratën me zikaltërit. 
Gjithnjë sipas mediave italiane, klubi i Interit kërkon që t’ia rinovojë kontratën lojtarit duke e paguar me 2.5 milionë euro në sezon.
Ndërsa lojtari nuk kërkon atë pagë dhe ka vendosur kushtet e tij, dhe kërkonminimalisht të paguhet 3 milionë euro në sezon plus edhe bonuseve të tjera. Nga ana tjetër është klubi i Manchester Unitedit i cili ka shprehur mjaft interes për sllovakun me strategun portugez, Jose Mourinho që e preferon shumë lojtarin.
Në ditët në vijim pritet një reagim i shpejtë i zikaltërve ku do të vendosin nëse do t’i pranojnë kushtet e futbollistit apo do t’i refuzojë ato.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat