Drita tronditet, Llapi me pikë të plota

Futboll

Drita tronditet, Llapi me pikë të plota

Nga: K. G. Më: 12 shtator 2018 Në ora: 17:43
Pamje nga ndeshja

Loja shumë interesante në Gjilan mes kampionit në fuqi Dritës dhe Llapit nga Podujeva ,  Drita mundet si vendas me rezultat 2:1 nga Llapi, në ndeshjen derbi të javës së katërt të elitës së futbollit. Edhe një humbje tronditëse për kampionin në fuqi, e treta rresht, kurse Llapi me trajnerin Bylbyl Sokolin vazhdojnë me fitore dhe drejt kreut të tabelës. Në minutën e 10-të, Llapi kalon në epërsi me golin e Fiton Hajdarit. Drita ka arritur të barazojë rezultatin në 1:1, me golin e shënuar nga Bujar Shabani në minutën e 37-të.

Festim Alidema shënon për fitoren 1:2 te Llapit pikërisht në minutën e 72-të. Llapi ngjitet në vend të dytë me 9 pikë, kurse Drita është i nënti me 3 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat