Feronikeli ballëlart nga Ferizaj

Futboll

Feronikeli ballëlart nga Ferizaj

Nga: Kemajl Goca Më: 12 shtator 2018 Në ora: 17:49
Feronikeli

Feronikeli nga Drenasi me trajneri të ri Zekirja Ramadani u kthyen me tri pikë nga stadiumi i Ferizajt, që është pranë palestrës së sportit “Bill Klinton”! Feronikeli u tregua më i mirë dhe importoi pikë të plota, ndërsa te Ferizajt po vërehet edhe më tutje fillimi i përgatitjeve me vonesë. Në minutën e 7-të, Astrit Fazliu me dinakërinë e tij shënoi për 0:1. Në pjesën e dytë përkatësisht në minutën e  67-të, braziliani Da Silva thellon fitoren në 0:2.   Për Ferizajn është humbja e dytë rresht, ndërsa për Feronikelin fitorja e dytë më radhë.  Feronikeli është në vendin e tretë me 8 pikë, kurse Ferizaj në pozitën e 11-të me 3 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat