Trepça ’89 importoi tri pikë nga Kastrioti

Futboll

Trepça ’89 importoi tri pikë nga Kastrioti

Më: 12 shtator 2018 Në ora: 17:57
Pamje nga një ndeshje

Trepça ’89 nga Mitrovica importoi tri pikë të mëdha nga stadiumi “Agron Rama” në Kastriot.  Mitrovicasit shënuan fitore me rezultat 5:1 në duel me KEK-un.  Fitore e madhe e Trepçës ’89 dhe i hap rrugën drejt pjesës së epërme të tabelës.  Seria e golave hapet në minutën e 17-të, kur shënoi Martin Mircevski, kurse Bujcevski thelloi epërsinë në 0:2 në minutën e 25-të. Në fund të pjesës së parë Vitia shton epërsinë në 0:3. Në minutën e 69-të, kapiteni Gëzim Berisha nga penalltia ngushton rezultatin në 1:3.  Gjashtë minuta (84’) pa përfunduar takimi Shoshi shënon nga penalltia për 1:4 dhe Stojance Velinov vulos fitoren në 1:5 në minutën e 89-të.  Kjo është fitorja e parë e Trepçës ’89 e cila ngjitet në vend të shtatë me 4 pikë, kurse KEK-u është në fund të renditjes me 0 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat