Tri humbje radhazi për Dritën, nuk janë pritur mirë tek trajneri i saj i cili ka dhënë dorëheqje sot nga detyra e trajnerit të kampionit të Kosovës
Kampioni i Kosovës në futboll, KF Drita nga sot ka mbetur pa trajner.
Tri humbje radhazi, në mesin e tyre edhe dy humbje si vendas kanë bërë që trajneri i këtij ekipi të jap dorëheqje nga pozita e trajnerit.
Drita sot humbi kundër FK Llapit në shtëpi me rezultat 1-2, derisa deri me tani ka shënuar vetëm një fitore dhe atë ndeshjen e parë.
Isufi dorëheqjen e ka konfirmuar menjëherë pas ndeshjes në SuperSport Kosova, ku ka thënë se për vendimin e tij ai kishte njoftuar më herët edhe lojtarët por edhe stafin e klubit.
Kujtojmë që nën drejtimin e Isufit ishte shpallur kampion i Superligës se Kosovës në futboll si dhe kishte fituar Superkupën e Kosovës.
Ai po ashtu e drejtoi ekipin gjilanas në rrugën e tyre për fitoren e parë të Kosovës në Ligën e Kampionëve, ku kishte eliminuar dy ekipe.
Por ai dështoi që të fiton kundër Malmos dhe kundër F19 Dundalange, e të cilat ekipe garojnë në Europa Ligë këtë sezon.