Real Madrid vazhdon të jetë i interesuar për një blerje të madhe në sulm.
Real Madrid ka gati 372 milionë euro për transferimin e Neymar ose Kylian Mbappe.
Dyshja e sulmuesve të Paris Saint-Germain janë objektiva të mëdha të “Los Blancos” për vitin 2019.
“Mundo Deportivo” shkruan se Real Madrid ka gati fondet për blerjen e njërit prej tyre.
Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez dëshiron të sjellë një yll të kalibrit botëror në vitin e ardhshëm pas shitjes së Cristiano Ronaldos në Juventus.