Adriano: Ky Interi i sotëm me Spallettin është e duhura

Futboll

Adriano: Ky Interi i sotëm me Spallettin është e duhura

Më: 13 shtator 2018 Në ora: 16:30
Adriano

Ish-sulmuesi i Inter Adriano e ka cilësuar skuadrën aktuale si stratosferike, dhe mendon se Luciano Spalletti është njeriu i duhur për këtë punë.

Braziliani do të jetë në shkallët e San Siro-s për ndeshjen e fundjavës ndaj Parma-s, një tjetër ish-ekip i tiji.

“Marrëdhëniet që kam pasur me Sacchi, Prandelli dhe klubin, që më ndihmuan të rritesha, më bënë një lojtar të denjë për Inter,” shprehet Adriano për FCInterNews.

“Nga qyteti i Parmës më ka marrë malli për ushqimin, njerëzit dhe thjeshtësinë. Do të rikthehem shpejt, tani që jam përsëri në Serie A.

“Fatkeqësisht nuk kam pasur mundësinë të shoh Inter në ndeshjet e para të sezonit, por i pashë nga afër në Pinetina dhe ka një skuadër stratosferike.

“Pashë punën e madhe të bërë nga klubi, gjithçka ka ndryshuar. Tani atmosfera është e bukur.

“Kam parë edh Spalletti-n duke punuar dhe mendoj se është njeriu i duhur për të drejtuar Inter.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat