Tottenham me dy mungesa të mëdha ndaj Liverpool - Bota Sot
Tottenham me dy mungesa të mëdha ndaj Liverpool

Futboll

Tottenham me dy mungesa të mëdha ndaj Liverpool

Më: 13 shtator 2018 Në ora: 16:58
Lojtarët e Tottenhamit

Dele Alli do ta humbasë ndeshjen e Premier League ndaj Liverpool pas një tërheqjeje muskulore teksa edhe kapiteni i klubit Hugo Lloris mbetet jashtë ekipit.

Sipas trajnerit të Spurs Maurizio Pochettino, Alli ka pësuar një dëmtim muskulor gjatë grumbullimit me Anglinë dhe 22-vjeçari rrezikon edhe ndeshjen me Inter ditën e martë në Champions League.

“Ai është i pafat,” shprehet Pochettino për Sky Sports News. “Ai ka pësuar një dëmtim të vogël pas 20 minutave në ndeshjen ndaj Spanjës.

“Jemi të zhgënjyer pasi nuk do të jetë ndaj Liverpool dhe rrezikon të mos jetë edhe ndaj Inter.”

Edhe kapiteni Lloris pritet të mungojë për disa javë, Poch: “Ai do të kryejë edhe një skanim tjetër për të parë se sa serioz është dëmtimi.

“Shpresoj që çdo gjë të shkojë mirë dhe ai të rikthehet sa më shpejtë në ekip, ashtu si Dele”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...