Ademi shprehu gatishmërinë për bashkëpunim me FSUK-në

Futboll

Ademi shprehu gatishmërinë për bashkëpunim me FSUK-në

Më: 13 shtator 2018 Në ora: 17:46
Ademi shprehu gatishmërinë për bashkëpunim me FSUK-në

Presidenti i FFK-së, z. Agim Ademi, ka pritur sot në zyren e tij kryetarin e Federatës së Sporteve Universitare të Kosovës, z. Musa Selimi, me bashkëpunëtore. Gjatë këtij takimi z. Selimi fillimisht e urojë presidentin Ademi për mandatin katërvjeçar në krye të FFK-së si dhe për fitoren e Kombëtares A në Ligën e Kombeve, derisa kërkoi nga FFK-ja bashkëpunim në aktivitete të ndryshme, veçmas në turnetë e futsallit me ekipet e studentëve. Ndërkohë, presidenti Ademi shprehu gatishmërinë për bashkëpunim në të gjitha veprimtaritë me FSUK-në ku është e mundshme një gjë e tillë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat