Skandal në Angli

Futboll

Skandal në Angli

Më: 13 shtator 2018 Në ora: 17:47
Ilustrim

Një lojtar i Premier Leagues angleze, akuzohet për përdhunimin e një të miture në Francë. 23-vjeçari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye ligjore, po pret vendimin e gjykatës, së bashku me kushëririn e tij, i cili tashmë është në moshën 25-vjeçare.
Lojtari i kishte mohuar akuzat, sepse nuk dëshironte që të mërziste të dashurën e tij. Ndërkohë, tani ata do të gjykohen për shkak të veprës së kryer në Nimes të Francës. 
Të dy mund të dënohen deri në 15 vite burgim, edhe pse i mohojnë akuzat. Sipas burimeve nga policia, vajza e mitur ishte gjetur nga shoqet e shkollës në një gjendje të rëndë në korrik të vitit 2012.
Vajza, e cila tani gjendet në moshën 21-vjeçare, pretendon se dy personat në fjalë, e kishin sulmuar seksualisht pasi kishin përfituar nga gjendja e saj e dehur. Ajo thotë gjithashtu se të dy kushërinjtë, e dinin se ajo ishte nën moshë. 

Edhe viktima e ka pranuar se kishte qenë nën ndikimin e alkoolit atë ditë, por ajo thotë se dy të akuzuarit i kishin ofruar asaj shumë pije alkoolike me qëllim. Tani, futbollisti është duke pritur nga gjykata franceze për të marrë vendimin përfundimtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat