Konfirmohet: Juventus humb 19 milionë euro

Futboll

Konfirmohet: Juventus humb 19 milionë euro

Më: 13 shtator 2018 Në ora: 18:29
Juventus humb 19 milionë euro

Siç pritej, Juventusi ka lajmëruar sot se ka humbur 19 milionë euro në vitin financiar 2017-18, për shkak se ka pasur rënie prej 58 milionë eurosh te të ardhurave

Kjo ishte parashikuar dje që Bianconeri do të lajmërojnë një humbje në vitin e fundit financiar, pasi që Exor, shoqëria aksionare, e kishte parashikuar këtë në deklaratën financiare të tyre.

Sot, bordi i drejtorëve e kanë konfirmuar këtë se në xhirollogarinë e tyre për vitin financiar 2017-2018 ka një humbje prej 19.2 milionë euro, me një ndryshim negativ nga 61.8 milionë euro krahazuar me profitin prej 42.6 milionë euro vitin e kaluar.

Faktori kryesor në këtë rënie ishte rënia e të ardhura për 58 milionë euro, e po ashtu edhe “armotizimi i lartë dhe zhvlerësimi për të drejtat e lojtarëve të regjistruar në 25 milionë euro”, por u zbutën nga “shpenzimet e ulëta nga të drejtat e lojtarëve në 30.4 milionë euro, taksat e ulëta 6.6 milionë euro dhe në fund, pagat më të ulëta për shpenzimet dhe stafin teknik”, një shumë që u llogarit të jetë 2.8 milionë euro.

Borxhi neto i Juventusit u rrit nga 147 milionë euro në 309.8 milionë euro, e cila ka rrjedhur për shkak të fushatës se tyre të transferëve për 119.5 milionë euro si dhe “rrjedhjen negative të parasë për operacione” në -8 milionë dhe “investimet në asetet e tjera dhe aksione” të cilat e kanë shtuar borxhin për 13.2 milionë euro.

Llogaritë mbulojnë vetëm periudhën deri më 30 qershor, por po ashtu përmbajnë ndarjen e parave për fushatën e transferëve këtë verë.

Gjatë afatit të verës “çoi në rritje totale të rritjes se investimeve kapitale në 220.8 milionë euro që rezultojnë nga blerjet”, derisa “fitimet neto nga kapitali” nga shitjet ishin 35.6 milionë euro, më 27 milionë euro nga të ardhurat prej marrëveshjeve të huazimit.

Zonja e vjetër ka shitur 29300 bileta sezonale për të marrë rreth 29.7 milionë euro, 4 më shumë se sezonin e kaluar për shkak të rritjes se çmimeve.

Juventus kishte parashikuar një humbje për sezonin 2018-19 por kjo mund të përmirësohet nga “përformanca e tyre më e fuqishme këtë sezon, sidomos në Ligën e Kampionëve”.

Eliminimi i vjetër në çerekfinale ishte jashtëzakonisht i dëmshëm sepse shkaktoi rënie te të ardhurave, në krahasim më 2017 kur Juve arriti në finale. Ka pasur një rënie prej 32.6 milionë euro te të ardhura nga të drejtat televizive dhe radiove dhe 1.4 milionë euro nga shitja e biletave.

Për momentin skuadra ka vlerë prej 330 827 660, e cila është më e lartë se 28.8 milionë në krahasim me sezonin e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat