Mourinho u përgjigjet kritikëve

Futboll

Mourinho u përgjigjet kritikëve

Më: 14 shtator 2018 Në ora: 13:06
Mourinho e Rashford

Trajneri Jose Mourinho ka kritikuar kritikët e tij rreth kohës së aktivizimit të Marcus Rashfordit. Sulmuesi i Manchester Utd është i pezulluar për ndeshjen e radhës ndaj Watfordit, pasi mori karton të kuq gjatë fitores së “Djajve të Kuq” ndaj Burnleyt. “Që të flas për Marcusin, mendoj se mund të pres deri të dielën. Ndoshta do të kritikohem shumë që ai nuk do të luajë të shtunën, sepse disa prej kritikëve janë me të vërtetë të obsesionuar me mua. Madje, disa prej tyre kanë një problem me gënjeshtra të pandreqshme. Kështu, unë mund të pres që të dielën disa të zgjohen në mëngjes dhe gjëja e parë që do të bëjnë është të sulmojnë Jose Mourinhon”, ka thënë Mourinho.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat