Memushaj grumbullon 23 futbollistë për miqësoret me Maqedoninë

Futboll

Memushaj grumbullon 23 futbollistë për miqësoret me Maqedoninë

Më: 14 shtator 2018 Në ora: 18:06
Memushaj grumbullon 23 futbollistë për miqësoret me Maqedoninë

Kombëtarja e U-15 ka nisur sot në Korçë grumbullimin në vigjilje të dy ndeshjeve miqësore të programuara për t’u luajtur më 18 dhe 20 shtator me ekipin kombëtar të Maqedonisë të po kësaj moshe. Trajneri Eqerem Memushaj ka grumbulluar 23 futbollistë’ që i përkasin datëlindjes 2004-2005.

Image

Lista

Shumica dërrmuese e tyre janë lojtarë të kampionatit shqiptar. Për këtë grumbullim, trajneri i skuadrës përfaqësuese të U-15, Eqerem Memushaj për faqen zyrtare të FSHF-së, theksoi: “Një grumbullim dhe dy ndeshje që na shërbejnë shumë. Gjatë gjithë kësaj kohe, së bashku me stafin kemi parë lojtarë të kësaj moshe. Janë dy takime ku do të kërkojmë të bëjmë maksimumin tonë në fushë. Mbi të gjitha, do jenë dy teste që do të na japin një ide shumë më të mirë për të gjithë performancën e kësaj skuadre në secilin sektor”.

Shqipëri – Maqedoni, dt.18.09.2018, ora 16:00, stadiumi “Skënderbeu” Korçë
Maqedoni – Shqipëri, dt.20.09.2018, ora 16:00, stadiumi “Biljanini” Ohër/Maqedoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat