Kryetari i Napolit ia kthen De Laurentiis: Hajduku? Blejë ndonjë lojtar

Futboll

Kryetari i Napolit ia kthen De Laurentiis: Hajduku? Blejë ndonjë lojtar

Më: 14 shtator 2018 Në ora: 20:31
De Laurentiis

Kryetari i Napolit i është përgjigjur presidentit të Napolit Aurelio De Laurentiss dhe interesit të tij në Hajdukun e Splitit – “ai më mirë është që të blenë ndonjë lojtarë të mirë”

Pronari i Napolit dje kishte thënë se ai dëshiron që ta blejë klubin kroat, por tashmë duhet që të investojë në Bari duke filluar nga vera që vjen.

De Laurentiis ka marrëdhënie shumë të këqija më këshillin e qytetit, e që kohëve të fundit janë rritur pas përleshjeve të tij për stadiumin San Paolo, kurse kryetari ka dhënë një ide kur ai ka folur për blerje të skuadrave të reja.

“Ai më mirë është të mendojë që të blejë më shumë lojtarë”, tha Luigi De Magistris për ANSA.

De Laurentiis ka kërcënuar Napolin se ndeshjet e Ligës se Kampionëve do ti luaj në Bari pasi që ai e cilëson stadiumin San Paolo një “WC”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat