Guardiola: Dua të drejtoj ndonjë shtet – Jo Argjentinën

Futboll

Guardiola: Dua të drejtoj ndonjë shtet – Jo Argjentinën

Më: 15 shtator 2018 Në ora: 08:16
Pep Guardiola

Ndoshta është i fokusuar vetëm te Manchester City në momente të caktuara, por Pep Guardiola është duke menduar edhe për të ardhmen e tij, pasi ka thënë se një ditë dëshiron që të jetë në krye të ndonjë përfaqësuese.

Edhe pse nuk e ka përmendur se cilin shtet ai dëshiron ta drejtojë, tekniku spanjoll është i hapur për ambiciet e tij.

“Nëse më vjen ndonjë mundësi, do të dëshiroja ta drejtoja ndonjë shtet. Jam i sigurt për këtë. Normalisht, nëse më dëshirojnë. Jo Argjentinën”, ka deklaruar Guardiola gjatë një interviste me Jorge Valdanon në Moviestar.

Guardiola ditë më parë ka bërë të ditur se dëshiron ta mbyll karrierën në La Masia një ditë, aty ku edhe e nisi zejen e trajnerit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat