Sot në Premier Ligën angleze do të zhvillohen një sërë ndeshjesh, gjithsej shtatë sosh.
Duke filluar nga ora 13:30 do të nis ndeshja e parë, njëherish kryendeshja e kësaj jave në Angli, mes Tottenham dhe Liverpool.
Derbi që zhvillohet në Wembley pritet të dhuroj spektakël pasi të dy skuadrat kanë nisur mirë edicionin e ri.
Liverpool që gjendet e para në tabelë ka katër fitore nga gjithsej katër ndeshje, kurse Tottenham ka tri fitore dhe një humbje.
Në pesë ndeshjet e fundit mes këtyre dy skuadrave, Liverpool ka fituar dy prej tyre, në njërën ka triumfuar Tottenham dhe dy tjera kanë përfunduar me barazim.
Pas kësaj ndeshje do të zhvillohen edhe gjashtë tjera:
Bournemouth-Leicester
Chelsea-Cardiff City
Huddersfield-Crystal Palace
Manchester City-Fulham
Newcastle-Arsenal
Watford-Manchester United
Wolwes-Burnley
Everton-West Ham
Southampton-Brighton