Mourinho befason me deklaratën e tij pasi u rrëzua në Wembly

Futboll

Mourinho befason me deklaratën e tij pasi u rrëzua në Wembly

Më: 15 shtator 2018 Në ora: 12:19
Jose Mourinho

Jose Mourinho ka pohuar se u rrëzua qëllimisht në Wembley të shtunën e kaluar, në mënyrë që t’i jepte mediave material për të shkruar diçka për të.

Trajneri i Manchester Unitedit u rrëzua në tokë pasi e kurthoi këmbët në litar teksa po ecte drejt hyrjes VIP para ndeshjes së Anglisë kundër Spanjës në Ligën e Kombeve.

I pyetur rreth këtij incidenti të premten në konferencë për mua, Mourinho e shpjegoi të tërë atë dhe këmbënguli se e gjitha ishte e qëllimshme.

“Njerëzit më telefonuan dhe më kërkuan të rrëzohem në Wembley sepse kanë nevojë për lajme për mua. Prandaj, e bëra qëllimshëm”, pohoi Mourinho.

“Ishte simulim i mirë! Telefonat i mbrojta. Nuk pati penallti, mbase karton i verdhë”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat