Bayern s’njeh rival/ Fitore bindese dhe me Leverkusenin

Futboll

Bayern s’njeh rival/ Fitore bindese dhe me Leverkusenin

Më: 15 shtator 2018 Në ora: 20:37
Bayerni i Mynihut

Bayerni i Mynihut duket se nuk njeh rivalë në këtë fillim sezoni në Bundesligën gjermane.

Në Allianz Arena, skuadra e Nico Kovaç mposhti Leverkusen dhe kryeson renditjen me 9 pikë të plota dhe është e vetmja skuadër që ka 3 fitore në 3 sfida të luajtura.

Leverkusen mori avantazhin me Wendell me 11 metërsh në minutën e pestë, por bavarezët përmbysën gjithçka.

Tolisso barazoi shifrat në 1-1, ndërsa Robben i dha kryesimin 2-1 skuadrës kampione të Gjermanisë. James Rodriguez ishte ai që fiksoi shifrat në 3-1 në minutën e 89 të sfidës për Bayernin e Mynihut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat