Në një lidhje direkte për “Zona Gol”, Samir Ujkani ka komentuar performancat e Kosovës në Ligën e Kombeve dhe punën e trajnerit Challandes.
“Pas pranimit të Kosovës në garat ndërkombëtare, situata ishte e vështirë. Kemi vuajtur shumë. Por, mund të themi se gjatë këtyre dy viteve ( 2016-2018) kemi arritur progres të madh.
Nuk kemi pësuar asnjë gol, kemi një grup me lojtarë të ri në moshë dhe jemi favorit të grupit” ishin fjalët e kapitenit të Kosovës.
Më tej ai ka vazhduar : Jemi kompakt. Duhet pasur paksa kujdes me djemtë e rinj në moshë.
Megjithatë, ata kanë prindër të mirë dhe janë mirë të edukuar. Nuk besoj se do të ketë problem. Përkundrazi, kjo është pika jonë e fortë, mosha e re në skuadër.