Dy përfaqësuese, një tifozeri

Futboll

Dy përfaqësuese, një tifozeri

Më: 16 shtator 2018 Në ora: 09:26
Tifozët shqiptarë

Të rinjtë në Kosovë bëjnë tifozllëk për dy përfaqësuese të futbollit, për atë të Kosovës dhe atë të Shqipërisë.

Në rubrikën e përjavshme VOX të Radios Evropa e Lirë, disa nga këta të rinjtë, thonë se dy përfaqësueset kanë nevojë për mbështetjen e tifozëve nga të dyja vendet.

Siç theksojnë ata, deri në pranimin e Kosovës në FIFA, kanë mbështetur përfaqësuesen e Shqipërisë, por shumica e tyre, pohojnë se tash e mbështesin më shumë atë të Kosovës. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat