Fetah Veliu, vlerë profesionale dhe humane e asetit kombëtar

Futboll

Fetah Veliu, vlerë profesionale dhe humane e asetit kombëtar

Nga: Skënder Selmani Më: 16 shtator 2018 Në ora: 19:31
Fetah Veliu, vlerë profesionale dhe humane e asetit kombëtar

Debate

Unë jam shumë gjatë brenda futbollit të Kosovës, një kohë si drejtues i forumeve organizative të federatës së futbollit në kohën e pavarësimit dhe tani edhe pse larg atdheut dhe vendit tim me vëmendje dhe pasion i përcjelli ngjarjet sportive dhe në veçanti ato të futbollit dhe çdo suksesi i gëzohem në masë të madhe, duke shpresuar se gjërat do të ndërrojnë dhe do të nisën për së mbari, por ja që kjo dëshirë që të avancohet futbolli në vendin tim ka mbet vetëm deshirë, pasi si në organizatën që drejton futbollin e Kosovës (FFK), po ashtu edhe në klubet sportive dhe asociacionet tjera sportive të futbollit nuk kemi lëvizje dhe veprime të duhura për avancimin e futbollit!

Pse ndodh kjo ngecje dhe mbetje mbrapa në evulim dhe avancim më tej të futbollit të Kosovës? Unë shkaktarët i dij dhe jam më së i sigurt se vlerat kadrovike, ato profesionale dhe intelektuale duhet të jenë në ballë të futbollit, klubeve dhe asociacioneve sportive të futbollit. A i kemi këto kuadro me këto vlera profesionale dhe intelektuale brenda organizatës, klubeve dhe asociacioneve të futbollit në Kosovë? Po, a ekzistojnë kuadro të mirëfillta dhe të dëshmuar që posedojnë këto vlera sa humane, intelektuale dhe po aq profesionale. Po, unë ju them me bindje të plotë se kemi kuadro të tilla, por ato nuk vlerësohen, ato nuk respektohen, ato nuk merren në konsideratë?

Edhe pse veprat e tyre flasin dhe argumentojnë se janë eksponent të vetëm dhe me të thirrur në vlera intelektuale, shkollore dhe profesionale! Ndoshta është i vetëm, por personazh dhe eksponent më të lartë profesional, njerëzor intelektual dhe shkollor, futbolli i Kosovës nuk ka pas asnjëherë me parë si zoti Fetah Veliu. Ky zotëri, sa unë jam i njohur, sa unë kam përcjell dhe po aq sa unë në dy-tri raste me ka rastisë teë takohem dhe të bashkëbisedoj dhe sidomos veprat e tij punime sa profesionale dhe shkencore, të nxjerrura si programe trajnuese në përgatitjen e kuadrove të trajnerëve dhe avancimit të futbollit, nuk kam has më parë, nuk kemi as në Kosovë, as edhe ne nivelin kombëtar, të përgatitur dhe vlerë të lartë humane dhe profesionale si Fetah Veliu. Vijon

Autori është ish-anëtarë i kryesisë së Federatës së Futbollit të Kosovës 1991-94, nënkryetar i referëve të Kosovës, kryetar i Këshillit të garave të Republikës së Kosovës dhe kryetar i këshillit organizativ të ndeshjes Kosovë-Shqipëri, Kosovë-Shkëndijë në kohën e viteve të 90-ta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat