Ronaldo: Largimi nga Real Madridi më ka shqetësuar

Futboll

Ronaldo: Largimi nga Real Madridi më ka shqetësuar

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 09:29
Cristiano Ronaldo

Pa shënimit të dy golave të parë për fanellën e Juventusit të dielën në fitoren 2-1 kundër Sassuolos, Cristiano Ronaldo e ka pranuar se është ndjerë i shqetësuar pas largimit nga Real Madridi.

“Jam shumë i lumtur. Sassuolo luajti mirë”, ka thënë portugezi për Sky Italia.

“Ne ishim intensiv, krijuam shumë shanse dhe siç shihet jam shumë i lumtur më shënimin e golave”.

“Më e rëndësishmja për mua është fitorja e skuadrës, dhe ndoshta kam qenë pak i shqetësuar, është normale, pas largimit nga Real Madridi dhe të gjitha që ndodhën”.

Juventusi i pagoi 112 milionë euro për ta marrë Ronaldon në Torino nga Real Madridit gjatë verës.

“Nganjëherë ne nuk e kontrollojmë sikletin tonë, por i kam njohur bashkëlojtarët e mi dhe punonim mirë së bashku”.

“Ende kam nevojë për adaptim në ligën italiane”.

Të mërkurën ai pritet ta shënojë golin e parë me Juventusin në Ligën e Kampionëve kundër Valencias.

“Kemi një grup të vështirë por shpresojmë që do të kemi shumë fat”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat