Trajneri i Renovës e komenton humbjen

Futboll

Trajneri i Renovës e komenton humbjen

Nga: Reshat Ibrahimi Më: 17 shtator 2018 Në ora: 11:11
Trajneri i Renovës e komenton humbjen

Trajneri i Renovës, Jeton Beqiri, e ka pranuar se Pobeda dje ka fituar me meritë. Ai tha, se në pjesën e dytë, kur skuadra e tij nisi të marrë iniciativë në fushën e lojës ndodhi kartoni i kuq për Abdullain që më pas ishte shumë vështirë të evitohet humbja.

“Më duhet ta pranoj se Pobeda ishte më e mirë dhe meritë na fitoi. Ia urojë fitoren dhe tre pikët. Ne e nisëm keq takimin dhe 20-25 minuta bëmë një lojë katastrofale. Më pas filluam ta marrim vetën dhe të lujmë më të organizuar. Patëm një rast dhe transfersalen e Ramadanit. Në pjesën e dytë kur filluam të marrim lojën na ndodhi kartoni i kuq dhe këtu ishte e qartë se ekipi cilësor dhe me përvojë si Pobeda nuk të lejojnë që t’i rrezikojmë me një lojtar më pak. Urime Pobedës ndërsa neve na mbetet që të kthehemi ka ndeshjet e ardhshme-e ndeshja e parë është kundër Bellasicës në fushën tonë, ku do të përpiqemi të përmirësojmë lojën tonë”, deklaroi Jeton Beqiri, trajner i Renovës.

Pas humnbjes nga Pobeda në Prilep prej 1-0, Renova ndodhet në vendin e shtatë me 4 pikë, pas pesë ndeshjeve të zhvilluara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat