Bayerni në telashe me lëndime, Kovaq kërkon nga gjyqtarët t’i ruajnë lojtarët

Futboll

Bayerni në telashe me lëndime, Kovaq kërkon nga gjyqtarët t’i ruajnë lojtarët

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 11:32
Bayern

Kampionët e Gjermanisë kanë humbur dy futbollistë të rëndësishëm për një kohë të gjatë, shkaku i lëndimeve.

Fitorja ndaj Bayer Leverkusenit, të shtunën, i kushtoi shtrenjtë Bayern Munichut. Klubi bavarez dhe stafi teknik i tij panë t’iu lëndohen dy futbollistë gjatë ndeshjesh, duke mos e fshehur aspak zemërimin.

I pari që u lëndua ishte Corentin Tolisso, i cili ka pësuar një këputje në ligamentet e gjurit të djathtë, gjë që do ta detyrojë atë të qëndrojë jashtë fushave të blerta për disa muaj. Për francezin, kjo situatë mund të konsiderohet si e pafat dhe e rastësishme.

Ndërsa Rafinha vuajti pasojat e ndërhyrjes së rëndë të Karim Bellarabit, pikërisht në kavilje duke i dëmtuar ligamentet, veprim për të cilin u ndëshkua menjëherë me karton të kuq. Pikërisht në këtë rast reaguan me Niko Kovaç dhe Uli Hoeness.

“Ndërhyrja e Bellarabit meritonte karton të kuq të dyfishtë. Kam përshtypjen se jemi një pre e lehtë”, tha trajneri Kovaç, ndërkohë që Hoeness ishte edhe më i ashpër.

“Bellarabi e lëndoi me qëllim lojtarin tonë. Duhet dënuar me tre muaj për budallallëkun e tij”, ishte deklarata e presidentit të Bayern Munich.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat