Barelona do ta ketë të gatshëm më në fund futbollistin brazilian.
Lajme të mira për trajnerin e Barcelonës, Ernesto Valverde, i cili është njoftuar se Malcom do të jetë i gatshëm për të luajtur.
21-vjeçari do të jetë në dispozicion të skuadrës për sfidën e parë të Ligës së Kampionëve kundër PSV Eindhoven, që do të zhvillohet këtë të martë në Camp Nou.
Ish-futbollisti i Bordeaux, i cili kishte probleme me kaviljen që nga tre shtatori, tashmë është rikuperuar plotësisht.
Braziliani është vënë menjëherë nën urdhrat e trajnerit duke zhvilluar edhe stërvitjen e plotë me grupin.