“Blindohet” stadiumi në Vlorë

Futboll

“Blindohet” stadiumi në Vlorë

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 13:59
“Blindohet” stadiumi në Vlorë

Flamurtari i ka marrë që të gjitha masat për javën e 4-t. Rreth 100 stjuartë priten që të jenë sot në ambientet e stadiumit për mbarëvajtjen e takimit. Policët privatë do të jenë në afërsi të fushave dhe pranë tifozëve, për të shmangur çfarëdolloj situate të pakëndshme për këtë supersfidë.

Për vetë specifikën që mbart kjo ndeshje dhe “tensionit” që ka pasur në të shkuarën mes tifozëve, është menduar që të shtohet numri i efektivëve privatë, nga 40 që ishin në takimin me Kukësin. Po ashtu, pritet të ketë shumë uniforma blu që do të jenë në perimetrin e jashtëm të stadiumit. Veç forcave të policisë së Vlorës, pritet që të mbërrijnë edhe forcat e FNSH nga Fieri.

Stadiumi “Flamurtari” pritet që të jetë i tejmbushur sot. Ecuria e mirë që ka ekipi dhe mbi të gjitha kur dihet që përballë do të kenë një kundërshtar si Skënderbeu, ka zgjuar interesin e vlonjatëve.

Qysh dje kanë dalë shitje edhe biletat për këtë ndeshje. Tribuna Qendrore do të kushtojë 700 lekë të rinj, A-ja dhe B-ja 400 lekë, C-ja 200, ndërsa në gjithë sektorët, përveç tribunës kryesore, për femrat hyrja do të jetë falas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat