Messi i vitit 2001

Futboll

Messi i vitit 2001

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 14:05
Messi i vitit 2001

Në këtë ditë, në vitin 2000, një djalë 13-vjeçar nga Rosario e Argjentinës, u bashkua me “La Masia” të Barcelonës dhe prej atij momenti futbolli nuk ishte më i njëjtë. Ne jemi, sigurisht, duke folur për një dhe të vetëm, Lionel Messin. Ylli argjentinas ishte trajnuar më parë me klubin e tij të fëmijërisë, “Newell’s Old Boys”, por u vendos që të bëjë kalimin në Katalonjë, për të avancuar karrierën e tij dhe për të përmbushur potencialin e veçantë.

Dhe 18 vjet më pas, nuk është e drejtë të ngresh pyetjen nëse Messi ka bërë mirë, apo jo. Pas përparimit nëpër radhët e akademisë, nuk vonoi që ai të bëhej pjesë e ekipit të parë. Leo Messi ka shënuar 556 gola në 642 ndeshje, ndërsa ka dhënë edhe 215 asiste për shokët e tij. 31-vjeçari ka një “palmares” të mrekullueshëm ekipor me Barcelonën, për të mos përmendur pesë “Topat e Artë” në planin individual, shkruan telesport.

Për më tepër, Messi është lojtari më i suksesshëm Blaugrana dhe golashënuesi më i mirë në historinë e këtij klubi. Ai ka thyer dhe vendosur rekorde të panumërta në karrierën e tij të shkëlqyeshme. Udhëtimi i Messit nuk ishte pa pengesa, duke pasur parasysh se kishte mungesë të rritjes në shtëpi dhe për këtë duhej të bënte trajtim të veçantë mjekësor. Por, ishte i mbruajtur me plot talent, ndaj të gjithë jemi me të vërtetë të bekuar, që kemi parë madhështinë e tij si futbollist.

Legjenda e Barcelonës, Xavi, kujtoi se ishte “i rrëmbyer” nga një Messi 16-vjeçar gjatë sesionit të tij të parë të trajnimit për gjigandët katalanas. Në një intervistë me spanjollen “AS”, ish-mesfushori spanjoll foli për Messin me admirim, duke shkuar prapa në një kohë, kur nuk mund t’iu besonte syve. Dhe kujton dyluftimet një për një të Messit kundër Lillian Thuram dhe Carles Puyol.

Ata mund të kenë qenë mbrojtësit më të mirë në futbollin botëror, atë kohë, por Xavi pretendon se argjentinasi i vogël në trup nuk kishte frikë, duke dëshmuar vetveten që në seancën e parë. “Mua më kishin folur tashmë për këtë fëmijë, kam qenë i paralajmëruar se ka ardhur një talent i ri argjentinas, i cili ishte shumë i mirë, – tha Xavi. – Ata, madje, ma përmendën emrin e tij, por e harrova.

Pastaj, kur e pashë në stërvitje, në moshën vetëm 16-vjeçare, besova saktësisht se për çfarë potenciali bëhej fjalë. E konstatova këtë teksa Leo dyluftonte një kundër një, ndaj Lilian Thuram dhe Carles Puyol. Të them të drejtën nuk mund t’iu besoja syve. Dhe mendova: si ka mundësi që ky fëmijë, i cili është vetëm 16 vjeç, iu shmanget mbrojtësve profesionistë me lehtësi të habitshme. Që atëherë kuptova se Messi ka një talent të lindur. Driblonte një kundër një, ishte i shpejtë, shënonte gola, pasonte, godiste fort dhe saktë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat