Bale shpërthen

Futboll

Bale shpërthen

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 14:16
Gareth Bale

Gareth Bale ka "shperthyer" kundër UEFA-s duke thënë se anëtarët e bordit që ndajnë çmimet duhet shakrkuar nga puna. 

Kjo zemërat e Bale svjen pasi UEFA nuk e kishte zgjdhur golin e tij në finalen e Champions Leagues në treshen e golave më të bukur të sezonit. 

Përkundrazi UEFA kishte zgjedhur golin e Ronaldos kundër Juventusit ( i njëjtë me të Bales )përveç golit të Ronaldos, ishte edhe ai i Dimitri Payet, i shënuar në çerekfinale të Evropa Ligës, dhe i Eva NAVARROS, i shënuar në finalen e Championship U-17 për Spanjën.

“Nuk e di se si nuk isha në atë listë. Dua ta di se kush është në panelin e UEFA-s, pasi që ata dëshirojnë të shkarkohet nga puna”, ka thënë Bale.

“Nuk më takon mua ta them nëse goli im ishte më i mirë se ai i Ronaldos”, është shprehur më pas uellsiani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat